14.5 C
New York
Friday, November 7, 2025

Buy now

Sindikata i drejtohet Kuvendit: RTK në bllokim total, 700 punëtorë pa paga

- Advertisement -

Pas letrës që i kanë dërguar kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së i ka drejtuar një letër publike edhe Kuvendit të Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se duhet të alokohen sa më shpejt mjetet për të paguar punëtorët e RTK-së.

“Si pasojë, RTK ndodhet në bllokim total, ndërsa 700 punëtorë janë pa paga, duke u përballur me një situatë sociale dhe ekonomike alarmante. Gjendja aktuale përbën kolaps të plotë institucional dhe njerëzor,” thuhet në letër.

Letra e plotë:

Të nderuar përfaqësues të Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Kryesia e Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së ju njofton se aktualisht në Radio Televizionin e Kosovës është krijuar një situatë e rëndë institucionale dhe funksionale.

Pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së është e zbrazët, ndërsa ushtruesit të detyrës së kësaj pozite i ka skaduar mandati që nga e premtja e kaluar. Përveç kësaj, Bordi i RTK-së nuk është i kompletuar, gjë që e bën të pamundur çdo vendimmarrje ligjore dhe administrative.

Si pasojë, RTK ndodhet në bllokim total, ndërsa 700 punëtorë janë pa paga, duke u përballur me një situatë sociale dhe ekonomike alarmante. Gjendja aktuale përbën kolaps të plotë institucional dhe njerëzor.

Kërkojmë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që të ndërmarrë masa urgjente për zgjidhjen e kësaj gjendjeje dhe për të siguruar funksionimin e ligjshëm dhe të pandërprerë të RTK-së, në përputhje me ligjin dhe me përgjegjësinë publike ndaj qytetarëve

Të ngjashme

Të fundit