Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës me një komunikatë për mdia ka renditur një sërë akuzash ndaj dikasterit që udhëhiqet nga Donika Gërvalla.
Në akuzat e kësaj shoqate ndër të tjera ata përmendën shkeljet ligjore gjoja se bëhen në MPJD, mosrespektimi i kritereve për ngritje në grada dhe pozita diplomatike, dërgimi pa përvojë i stafit diplomatik nëpër misione, shkruan lajmi.net.
Ata thanë për këto të gjetura në MPJD kanë njoftuar edhe institucionet e tjera në nivel vendi.
Nga kjo sindikatë po ashtu njoftuar edhe për probleme te tjera të brendshme që ka në këtë dikaster.