9 C
New York
Thursday, November 13, 2025

Buy now

Sindikata e RTK-së proteston për herë të dytë, s’e përjashton grevën e bojkotin

- Advertisement -

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka njoftuar se sot në orën 11:15, para objektit të RTK-1, zhvillohet protesta e dytë me radhë lidhur me çështjen e mosmarrjes së pagave shkaku i buxhetit.

Në një njoftim për media të një dite më parë, kjo sindikatë thotë se gjatë protestës  do t’i bëjë publik hapat e mëtejm përfshirë grevën e bojkotin e punës.

“Kjo është një thirrje për mobilizim të madh dhe pjesëmarrje masive nga të gjithë punëtorët pa dallim sektori, pozite apo përvoje. Zëri ynë i përbashkët është forca më e madhe për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e punëtorëve të RTK-së”.

Poashtu, kjo sindikatë njoftoi se në këtë protest do t’i bëjnë publike hapat e mëtejmë, “përfshirë nisjen e grevës dhe bojkotit të punës, nëse situata nuk ndryshon”.

Të ngjashme

Të fundit