14 C
New York
Saturday, November 1, 2025

Buy now

Sindikata e Policisë së Kosovës nderoi 24 heronjtë e Kosovës

- Advertisement -
Sindikata e Policisë së Kosovës, duke mos i harruar për asnjë moment 24 zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës zyrtare “Heronjtë e Kosovës”, në shenjë nderimi dhe përkujtimi organizoi lojërat sportive në disiplina të ndryshme, të cilat u mbajtën në rajonin e Pejës.
Në këtë organizim sindikal, me nga një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtuan Kryetari i Kuvendit të RKS-së z.Dimal Basha, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, Kryetari i Sindikarës së PK-së z.Avdi Hoti, Kryetari i Komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri dhe përfaqësuesi i CESP-së z.Kuzmanoski, të cilët çmuan lartë kontributin e dhënë të zyrtarëve policorë, të cilët janë shembull të shërbimit dhe mbrojtjes së vendit, e po ashtu e vlerësuan mjaft pozitiv organizimin dhe përkrahjen e Sindikatës ndaj Heronjve të Kosovës.
Këtë evnet sportiv e madhështuan me pjesëmarrjen e tyre edhe përfaqësues nga sindikatat e vendeve mike si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia, Lituania dhe Qipro, si dhe familjarët e policëve të rënë në kryerje të detyrës, e po ashtu edhe menaxhmenti policorë nga niveli qendror dhe ai lokal.
Garat sportive zyrtarisht u hapen nga Drejtori Hoxha, Kryetari i Sindikatës z.Hoti, dhe fëmijët e dy Heronjve të Kosovës Zymeri e Bunjaku.
Në shenjë falënderimi, për pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e ndërsjellët, përfaqësuesve të të gjitha shteteve pjesëmarrëse iu ndanë pllakata mirënjohëse.
Sindikata e PK-së, mbetet e përkushtuar se si ç’do herë do të vazhdojë t’i përkrah dhe mbështet zyrtarët policorë në aspektin sindikal, e po ashtu duke mos i harruar kurrë edhe familjarët e policëve të renë në kryerje të detyrës, ku bijtë e tyre dhanë atë me sublimen, dhanë jetën e tyre në shërbim të vendit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ky organizim sindikal së bashku me eventin sportiv, u përkrah dhe u mbështet me donacione nga donator të ndryshëm, të cilëve Sindikata e Policisë së Kosovës u është mirënjohëse dhe falënderuese.

Të ngjashme

Të fundit