14.9 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Sindikata e Policisë së Kosovës i shpreh ngushëllime familjes së policit të vrarë

- Advertisement -

Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, nga grupe kriminale e terroriste të organizuara , në veri të vendit, është sulmuar Policia e Kosovës, me ç’rast ka mbetur i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku dhe është plagosur zyrtari policor, Alban Rashiti.

Sindikata e Policisë së Kosovës i shpreh ngushëllime familjes së ngushtë, miqve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, kurse policit të lënduar i ka uruar shërim të shpejtë.

“Sindikata e Policisë së Kosovës është duke përcjellë nga afër zhvillimet e ditës së sotme dhe dënon ashpër sulmet terroriste që po i bëjnë grupet kriminale ndaj shtetit tonë. Policia e Kosovës është duke vepruar sipas autorizimeve ligjore dhe Kushtetuese në mbrojtje të integritetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit