1.4 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Sindikata e Policisë nuk pajtohet me kthimin e ligjit për paga, kërkon shtesa prej 200 euro në pagë

- Advertisement -

Sindikata e Policisë së Kosovës, ka njoftuar do të mbajë takim urgjent me Këshillin Drejtues të Sindikatës pas raportimit se Ligji i Pagave do të kthehet në pikën zero.

Sindikata ka njoftuar se do të marrë hapa tjerë sindikal.

Ata kërkojnë takim urgjent me Presidenten dhe Kryeministrin e Republikës për gjetjen e një zgjidhje të përbashkët.

“Për momentin e krijuar, deri në hartimin, projektimin dhe hyrjen në fuqi të Ligjit të pagave, Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon që të gjithë pjesëtareve të Policisë pa dalim t’ju shtohet në pagë shumë nga dyqind (200) euro. Kjo kërkesë është shumë modeste në krahasim me pagën që merr polici dhe rritjen enorme të çmimeve në vend”.

Sindikata shpreson se krerët e institucioneve do ta marrin parasysh kërkesën për takim.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit