Në shenjë nderimi dhe përkujtimi të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës zyrtare, Sindikata e Policisë së Kosovës, do të organizojë lojëra sportive të premtën dhe të shtunën.
Aktivitet janë paraparë të mbahen në rajonin e Pejës, tek Qendra Sportive “Shpella e Bobit” në Fierzë, komuna e Pejës.
“Në hapje të këtij eventi sportiv pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga institucionet vendore, stafi menaxhues i Policisë së Kosovës, familjarë të policëve të rënë në kryerje të detyrës, si dhe përfaqësues të sindikatave policore nga vendet e rajonit dhe më gjerë”, thuhet tutje në komunikatën për media.
Pjesëmarrës do të jenë edhe ekipet sportive të cilat do të garojnë gjatë këtyre ditëve në sportet si: futboll, volejboll, shah dhe shenjëtari.






