11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Sindikata e Policisë jep detaje nga takimi me Sveçlen

- Advertisement -

Sindikata e Policisë së Kosovës e ka quajtur përmbajtjesor dhe konstruktiv takimin që e ka patur me ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla, ku u diskutua për kërkesat e policëve.

Përmes në komunikate, nga kjo sindikatë kanë thënë se Sveçla ka shprehur gatishmërinë për trajtimin e kërkesave të tyre me shkrim.

Njoftimi i plotë:

Kryesia Ekzekutive e Sindikatës së Policisë së Kosovës zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla në të cilin mori pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale, gjendjen ekonomike të pjesëtarëve të PK-së, si dhe për kushtet e punës në Policinë e Kosovës.

Takimi karakterizohet si i përmbajtshëm dhe konstruktiv.

Ministri Sveçla shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Sindikatën e Policisë së Kosovës, menaxhmentin e Policisë së Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme për trajtimin e kërkesave të paraqitura me shkrim, duke synuar ngritjen e mirëqenies së çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Sindikata e Policisë së Kosovës gjithmonë ka përkrahur dialogun social me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe përfaqëson të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës. Në takim u trajtuan edhe çështje të tjera të rëndësishme për përmirësimin e kushteve dhe mirëqenies në Policinë e Kosovës.

Sindikata e Policisë së Kosovës

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit