Një pjesëtar i policisë së Kosovës është plagosur dhe një tjetër është lënduar gjatë ballafaqimit me katër grabitës të armatosur të cilët pasditen e së mërkurës plaçkitën një argjendari në qendër të Suharekës.
Për gjendjen shëndetësore të policëve ka folur sot Sindikata e Policisë së Kosovës.
Njoftimi i plotë i Sindikatës së PK-së:
Me datë 22.11.2023,në Qytetin e Suharekës, Policia e Kosovës ka intervenuar për të parandaluar një grabitje të armatosur dhe gjatë intervenimit për arrestimin e të dyshuarve janë lënduar dy zyrtar policorë, njëri me armë zjarri.
Pas tretmanit mjekësorë, gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Zyrtarëve policorë ju dëshirojmë shërim të shpejtë, kurse dënojmë çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe nga organet e drejtësisë kërkojmë që të veprojnë sipas Ligjit ndaj kryesëve të këtyre veprave penale me qëllim të parandalimit të sulmeve ndaj zyrtaërve policorë dhe veprave tjera penale.
Policia e Kosovës janë krenaria e të gjithë neve, prandaj ju jemi mirënjohës për punën, sakrificën, guximin dhe profesionalizimin që po e tregojnë për çdo ditë në përmbushjen e misionit të tyre, pa kursyer as shëndetin dhe jetën e vet.