Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas sulmit ndaj dy zyrtarëve policorë në fshatin Drobesh të Vitisë, ku tre persona të dyshuar kanë sulmuar efektivët gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Në një deklaratë publike, Sindikata dënon ashpër këtë akt, duke e quajtur të papranueshëm dhe kërkon nga organet e drejtësisë që të veprojnë pa kompromis ndaj kujtdo që cenon sigurinë e zyrtarëve të rendit.
Sindikata apelon për respektim të punës së Policisë dhe bashkëpunim nga qytetarët, duke theksuar se Policia e Kosovës është garantuese e rendit dhe sigurisë në vend.