Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri priti përfaqësuesit e Eulex-it në Kosovë, Adrian Marek Klejner, Zëvendësshefi i Shtyllës së Mbështetjes së Operacioneve dhe Joakim Frendin, Asistent Special i zv/Shefit të Misionit të Eulex-it.
Në ambientet e zyrës të Sindikatës së Policisë së Kosovës, Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri realizuan një takim zyrtar më përfaqësuesit e Eulex-it, Adrian Marek Klejner dhe Joakim Frendin të misionit të Eulex-it në Kosovë.
Gjatë këti takimi, kryetari i Sindikatës së PK-së, Zeqiri dhe përfaqësuesit e Eulex-it biseduan për kushtet e punës në Policinë e Kosovës, ku kryetari i Sindikatës i njoftoj rreth planprogramit të ri të punës që kryesia e re e Sindikatës së PK-së është duke punuar në përmbushjen e obligimeve për mirëqenien e punonjësve në Policinë e Kosovës në veçanti për Sigurimet Shëndetësore, Jetësor dhe Shoqëror. Gjithashtu në takim, u diskutua mbi sfidat e punonjësve të Policisë së Kosovës të cilët ballafaqohen çdo ditë.
Gjatë takimit, është diskutuar edhe për Ligjin e pagave dhe ligjin për pensionim si dhe u diskutuan edhe shumë aktivitete që Sindikata realizon çdo ditë duke përfshirë kërkesat dhe takimet me zyrtarët e Qeverisë më qëllim të përmirësimit të mirëqenies të punonjësve të Policisë së Kosovës.
Ndërsa, përfaqësuesit e Eulex-it me seli në Prishtinë, u shprehen të gatshëm për bashkëpunim dhe premtuan se shqetësimet e Sindikatës do ti adresojnë të organet kompetente të Eulex-it dhe Qeverisë së Kosovës.
Në fund, Zeqiri falënderoj përfaqësuesit Eulex-it për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkrahjen që po afrojnë për Policinë e Kosovës në lidhjen e urave të bashkëpunimit mes Sindikatës së PK-së dhe Eulex-it në Prishtinë për të mirën e të dy institucioneve si Eulex-it dhe Policisë së Kosovës.