1.9 C
New York
Friday, February 27, 2026

Buy now

Sindikata e KEK-ut ngushëllon familjen e punëtorit që u shkel për vdekje nga kamioni

- Advertisement -

Xhelal Jashari, kryetar i Sindikatës së Re të KEK-ut, e ka konfirmuar që punëtori që u shkel për vdekje nga kamioni ishte punëtor i sigurimit.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës dhe është lutur që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

“Sipas informacioneve të organeve të rendit dhe kolegëve që kanë qenë me të ndjerin, mund të konfirmojmë që i ndjeri ka pasë një incident në vendin e punës dhe ka ndërruar jetë”, ka thënë Xhelal Jashari, kryetar i Sindikatës së KEK-ut.

“Pas arritjes së Policisë dhe organeve të mjekësisë, ata e kanë vërtetuar se i ndjeri ka qenë në vendin e punës”.

“Kolegu ynë ka qenë punëtori sigurisë fizike këtu pranë termocentralit Kosova B”.

“Ne si sindikatë u shprehim ngushëllime familjes së të ndjeri, dhe urojmë që këto incidente të mos ndodhin por ja që kanë ndodhur”.

Ai tha se autoritetet përkatëse do t’i japin informatat më të sakta.

Të ngjashme

Të fundit