Kryetari i Sindikatës së Arsimit në Podujevë, Fadil Halimi, ka njoftuar se greva në këtë komunë do të vazhdojë, duke kundërshtuar kështu njoftimin e mëparshëm të DKA-së se mësimi fillon nesër.
“Në Podujevë greva vazhdon. Në shkollat e komunës së Podujevës greva vazhdon sipas orarit të deritashëm i paraparë në udhëzuesin e grevës 9:00 deri në 12:00 për të dy ndërrimet. Për çdo risi, do të informoheni me kohë”, ka shkruar Halimi në Facebook.
Kujtojmë se gjatë ditës, MAShTI ka bërë thirrje që nesër të fillojë viti i ri shkollor në të gjitha shkollat e vendit.