Ardita Sinani, këshilltare e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për Luginë të Preshevës, vazhdon të shpalosë të dhëna krahasuese që shpërfaqin situatën e shqiptarëve në raport me serbët.
Këtë herë ajo tregon se në ndërmarrjet publike në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc vetëm 15 përqind e të të punësuarve janë shqiptarë.
“Ndërmarrjet publike janë në pronësi të publikut dhe I shërbejnë publikut. Në Serbi jo. Këtu ato janë pjesë e agjendës shtetërore e diskriminimit të minoriteteve”.
“Mbi 7 përqind e popullsisë në Luginë të Preshevës janë shqiptarë, por ato përbëjnë vetëm 15 përqind të stafit në 20 ndërmarrjet publike”.