3.7 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Sinani: Qeveria e Kosovës dëshmoi vendosmërinë për përfshirjen e Luginës në bisedime

- Advertisement -

Këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti nga Lugina e Preshevës, Ardia Sinani ka thënë se është lajm i mirë ndarja e mjeteve nga Qeveria e Kosovës për vizitën e delegacionit nga Lugina në Senatin Amerikan.

Ajo ka thënë se me këtë vendim dëshmohet vendosmëria e qeverisë së Kosovës për përfshirjen e Luginës së Preshevës në agjendën e bisedimeve të mëtejshme për Ballkanin perëndimor.

“Edhe një lajm i mirë për Luginën e Preshevës nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është miratuar ndarja e mjeteve për vizitën e delegacionit nga Lugina për në Senatin Amerikan 🇺🇸 Me këtë dëshmohet edhe një herë vendosmëria e Republikës së Kosovës, për përfshirjen e Luginës së Preshevës në agjendën e bisedimeve për zgjidhjet e mëtejshme për Ballkanin Perëndimor nën frymën dhe parimin e reciprocitetit të të drejtave për pakicat në dy shtetet”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit