Ardita Sinani, këshilltare politike e kryeministrit Kurti për Luginën e Preshevës, ka thënë se asnjë shqiptar etnik nuk mban poste të larta në institucionet shëndetësore në Luginën e Preshevës.
Sinani, në platformën “X” , ka shkruar se nuk ka mjekë shqiptar në spitalin më të afërt regjional, të Vranjës ku 40 për qind e pacientëve janë shqiptarë.
Ajo tha se diskriminimi është i qëllimshëm kundër pakicës kombëtare shqiptare.
“Asnjë shqiptar etnik nuk mban poste të larta në institucionet shëndetësore të Luginës së Preshevës. Gjithashtu nuk ka mjekë shqiptar në spitalin më të afërt regjional, të Vranjës, ku 40 për qind e pacientëve janë shqiptarë – dhe asnjë farmacist(shqiptar) në farmacinë e qytetit të Bujanovcit.”, ka shkuar Sinani.