Musliu, që është deputete e PDK-së, gjatë fjalimi imitues ka nxitur të qeshura në Kuvend, përfshirë edhe vetë Kurtin, i cili nuk u përmbajtë nga të qeshurat, ndonëse ishte cak i kritikave. Musliu tregoi se si Kurti dikur ankohej se po mbaheshin seanca natën vonë, “sepse po tuten nga populli”.
“A po të kujtohet Albin kur vishe edhe i çojshe krahtë si shqiponje në atë kohë, thojshe po mani seanca natën, po tuteni prej popullit, prej kujt po ikni. Çka po bën sot ti Albin?. Dreqi të hangtë, nuk e le asnjë qershi pa e hangër.” – deklaroi zonja Musliu.
Paraqitja e duartrokitur
Zonja Musliu ka fituar zemrat e njerëzve me paraqitjen e saj. Madje, edhe të kundërshtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, pjesë e sëcilës është edhe vetë deputetja nga Drenica.
Rron Gjinovci, që njihet për kritikën e ashpër ndaj “ish-regjimit”, u tregua jashtëzakonisht i “dashuruar” në fjalimin e Musliut. Analisti, që dikur kishte provuar të bëhej edhe moderator, e quajti Musliun, por edhe Kurtin e qeshur në prapavi, si “simpatikë”.
“Dy persona simpatikë, Ganja si nje legjende dhe Ministri Primar tu kesh me lotë”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.
Për këtë paraqitje, ka shkruar edhe z. Shkodran Hoti, gazetar e dikur edhe aktivist e zëdhënës i LVV-së e PSD-së. Nëpërmjet një postimi, z. Hoti e ka krahasuar Musliun me Luizin, banorin më të ndjekur të emisionit “Big Brother Vip Albania”, duke thënë se ajo e ka fituar simpatinë e qytetarëve.
“Ganja ne këtë prajmin e Kuvendit si Luizi.” – ka shkruar Hoti.
Ndërsa, Elena Uka, një qytetare, shkroi në Facebook, pra botën virtuale, në lidhje me fjalimin e deputetes Musliu. Ajo e shpërndau fjalimin e Musliut në Facebook, duke shtuar se deputetja e PDK-së veproi ashtu siç e meriton Kurti.
“Ganimete Musliu mbrëmë ishte pikërisht ashtu siç e meriton Albini. Për derisa ky nënçmon çdo kënd Ganimetja tregoj atë që Albinit i dhemb me se shumti, frika e tij me u ballafaqu me Serbinë ‘an eye for an eye, a tooth for a tooth’ qysh thotë Nick Cave në këngën e tij atëherë kur koha e kërkonte përmes UÇK-se të cilës ky nuk u bë pjesë sepse u tute. Albini konsideroj, që jeta e tij është më ma me vlerë dhe me e rëndësishme se ata tjerë djemë katundarë të moshës se tij që luftuan. Me e vlefshme ju ka dukë kryeministrit jeta e tij si rob sesa çlirimtar. Me mire rob sesa çlirimtar – dhe vuajtjet e ti ky disi sikur i bene me te vlefshme si rob sesa vuajtjet e çlirimtareve. Kur fletë për inferioritet Albini, askush më shumë se ky vetë nuk manifeston inferioritet ndaj Serbisë. Gane ma ke kënaq zemrën mbrëmë.” – shkroi ajo.
Por një analist, i njohur gjerësisht për qëndrime të afërta, gati të përputhura me Qeverinë Kurti, shkroi me tone negative ndaj fjalimit të zonjës Musliu. Xhevdet Pozhari, analist e këshilltar i ministrit Arben Vitia, e kritikoi paraqitjen e Musliut, duke u shërbyer edhe me seksizëm.
“E pashë atë videon e Ganes në parlament t’u ju drejtu Albinit ku i shterret zani dhe lëshon do klithma të çuditshme…agrrrrr. Çfarë personazhi!
Shyqyr që ekziston Gane me na e ndreq ditën.” – shkroi Pozhari.