11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Simiq thotë s’ka fushatë linçimi ndaj policëve të rinj serbë, gazetari i VOA i ndërhyn: Të mos i banalizojmë gjërat tani…

- Advertisement -

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq u pyet për ndërhyrjen e Beogradit në Kosovë në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe. Aty foli edhe për policët e rinj serbë që në fillim të kësaj jave nisën punën në veri, ku u sfidua nga gazetari Milan Neshiq pas përgjigjeve të tij të zakonshme.

Ndaj 46 policëve serbë pati një fushatë linçimi nga Beogradi, të cilën e dënuan jo vetëm krerët e vendit, por edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Simiq thotë se bëhet fjalë vetëm për një mesazh në Telegram.

“Fushata për të cilën po flasin është në fakt, me sa kam gjetur burime, një mesazh i publikuar në rrjetin Telegram nga një person anonim”, tha ai.

Prisni, vetëm një sekondë, në rregull. Por ka shkaktuar reagimin e EULEX-it, ambasadorit amerikan, të mos i banalizojmë gjërat tani, një mesazh në Telegram…”, ishte ndërhyrja e gazetarit.

“Mundohuni të gjeni ndonjë deklaratë mediatike të dhënë nga ndonjë përfaqësues i Listës Serbe në lidhje me atë rast, se ne kemi kontribuar në të dhe unë do të tërheq gjithçka. Por unë nuk do të pajtohem me këtë…”, tha Simiq.

Gazetari e pyeti Simiqin edhe për gjuhën e zyrtarëve amerikanë, të cilët flasin për ndërhyrje të Beogradit te serbët e Kosovës.

“Janë gjëra shumë të thjeshta. Serbët nuk do të mbijetonin në territorin e Kosovës nëse nuk do të ishte Beogradi. Pagat, pensionet, shtesat e fëmijëve, përfitimet sociale, financimi i shkollave dhe spitaleve. Asnjë nga këto nuk do të ishte e mundur. Mbijetesa më e drejtpërdrejtë e popullit serb varet nga Beogradi. Dhe ky është një fakt. Kur është fjala për vendimet e Listës Serbe, ato janë autonome, i merr populli serb. Ndonjëherë, edhe i moderuar në raport me qëndrimet reale të popullit tonë, sepse ne që merremi me politikë duhet të kujdesemi ende për interesat afatgjata të popullit tonë në terren”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit