Trajneri i Atletico Madridit Diego Simeone thotë se Real Madridi mbetet klubi më i mirë, ndërsa beson se transferimi i fundit Julian Alvarez do të shkëlqejë në “Wanda Metripolitano”.
“Los Rijoblancos” kompletuan një transferim të shtrenjtë në verë, duke paguar 95 milionë euro për argjentinasin nga Man City.
Edhe pse Alvarez nuk ka stërvitur shumë me bashkëlojtarët, Simeone beson se do të adaptohet shpejtë.
“Julian është një lojtar që të gjithë po presim ta shohim dhe do të na ndihmojë që të jemi më të mirë. Ndodhi papritmas, shumë shpejtë”.
“Arriti pak më parë, po stërvit që katër ditë mirëpo është duke u adaptuar shpejtë. E shoh me shumë entuziazëm, duke e ditur se nga vjen dhe kupton se çfarë sheh përpara. Karakteristikat e tij përshtaten me ADN-në e Atleticos”.
Ndërkohë, Simeone refuzoi t’i bashkohet diskutimet se nëse Atletico mund ta rivalizojë Real Madridin për titull.
“Real Madrid nis si skuadra më e mirë dhe duhet ta dëshmojë me lojtarët e mrekullueshëm që kanë, derisa ne të gjithë të tjerët jemi prapa”.
“Nuk e kemi finalizuar ende skuadrën, duhet të fokusohemi për ndeshjen nesërme dhe të shohim ndeshje pas ndeshje se si shkon”.
“Barcelona vazhdon të ketë skuadër shumë të mirë, Reali rritet me lojtarët që janë fenomenal, por është e qartë se duhet të fokusohemi te vetja jonë”.