-0.6 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Simeone paguhet më shumë sesa Mbappe dhe yjet tjerë të futbollit

- Advertisement -

Rroga e Diego Simeones është bërë temë në botën e futbollit.

Në fakt, trajneri argjentinas po e udhëheq tash e sa vite me sukses Atletico Madridin.

Me klubin spanjoll e ka fituar dy herë titullin e kampionit në La Liga dhe ka shkuar edhe në finale të Ligës së Kampionëve.

Pra, ai është bërë njeri mjaft i rëndësishëm tek “Los Colchoneros”, shkruan “Gazeta Express”.

E këto arritje ia kanë mundësuar atij të përfitojë edhe shumë para.

Madje, rroga e tij është aq e madhe sa që i kalon edhe rrogat e Kylian Mbappes dhe të yjeve të tjerë të futbollit botëror.

Në fakt, besohet se Simeone paguhet 3,33 milionë euro në muaj.

Kjo nuk është ndoshta rroga më e madhe e një trajneri në botë, por gjithsesi është më e lartë se e shumë prej yjeve të futbollit botëror.

Sipas “France Football”, ylli i PSG-së, Kylian Mbappe dhe ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo paguhen nga 2,63 milionë euro në muaj, kurse Kevin de Bruyne në Manchester City e ka rrogën mujore 2 milionë euro, përcjell “Gazeta Express”.

Simeone është njëri prej trajnerëve më të mirë dhe më të paguar në botë.

Dhe, ai i merr gjithë këto para në një klub që s’është i pasur kushedi sa.

Madje, thuhet se Atletico Madridi qe një kohë të gjatë funksionon me borxhe të mëdha.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit