Këngëtarja e mirënjohur Parashqevi Simaku është lidhur nëpërmjet një videolidhje në natën e tretë të Festivalit të 63-të të Këngës të RTSH-së.
“Do të doja të isha aty. Herën e fundit që interpretova ishte një këngë e mrekullueshme, ‘Dëgjoma këngën’”, tha Simaku në gjuhën angleze nëpërmjet videolidhjes dhe i uroj konkurentët e Festivalit të 63-të.
Ajo ishte në përcjellje të biznesmenit Elton Ilirjani.
Kënga e njohur e Simakut, “E duam lumturinë”, u interpretua nga Jonida Maliqi.
https://www.instagram.com/reel/DD24oxwCbaU/?igsh=bjQ4emV6NzVkZDJk