-3.4 C
New York
Tuesday, February 24, 2026

Buy now

Silva-Richards i Ferizajt, më i miri i xhiros në Superligë

- Advertisement -

Sulmuesi Ruben Silva-Richards është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së fundit në Superligën e Kosovës.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të martën ka bërë të ditur se kanadezi Silva-Richards është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 21-të.

Në fakt, Silva-Richards ishte fantastik në ndeshjen e fundit të Ferizajt, duke ia siguruar fitoren përballë skuadrës së Ballkanit.

22-vjeçari shënoi dy golat në triumfin 2:1 të Ferizajt, duke bërë që Komisioni i Veteranëve të Futbollit, ta vlerësojë si më të mirin e javës.

Vet Silva-Richards është shprehur tejet i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i xhiros, por shtoi se çmimin ia dedikon kapitenit Mexhit Neziri.

Sulmuesi kanadez, gjithashtu përmendi edhe faktin se pa angazhimin e lojtarëve të tjerë të ekipit, nuk do të ishte i mundur të shënonte golat për fitoren e madhe kundër Ballkanit.

Të ngjashme

Të fundit