5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

“Sillet si analist i pavarur”- Çitaku s’i beson syve për atë çka tha Kurti për kryeministren e Italisë

- Advertisement -

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili në një intervistë për mediat italiane tha se e kishte ndërlidhur me fashizmin kryeministren e Italisë, Giorgia Melonin.

Çitaku, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se shefi i Qeverisë së Kosovës po sillet si “analist i pavarur”,

Imagjinojeni, Kryeministri i Kosovës jep intervista e sillet si analist i pavarur.  Në një intervistë për mediumet italiane, sukseshëm paska arritur të fyej edhe Kryeministren e Italisë Meloni, dhe zv Kryeministrin Salvini”, ka thënë ajo.

“Nuk është detyrë e Kryeministrit të Kosovës tu bëjë analizë ideologjike zyrtarëve italian. Aq më pak publikisht.  Detyrë e tij është fuqizimi i raporteve të Kosovës me botën. Po kam dëshirë me besu që është ndonjë lapsus nga ana e gazetarit”, ka shkruar më tej numri dy i PDK’së.

Kurti në një intervistë për një medium Italian ka thënë se fillimisht ka qenë skeptik me zgjedhjen e Giorgia Melonit si kryeministre.

Por që, sipas tij, që prej momentit kur kjo e fundit është vendosur në krye të qeverisë së Italisë ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me partnerët ndërkombëtarë si dhe mbështetja ndaj Ukrainës ka qenë e palëkundur.

“Duhet të jem i sinqertë. Në të kaluarën e konsideroja Giorgia Melonin të lidhur me të kaluarën e saj të djathtë, me fashizmin. Që kur u bë kryeministre kam vënë re marrëdhëniet e saj të shkëlqyera me Bidenin dhe SHBA-në, mbështetjen e palëkundur për Ukrainën. Jo kështu për Salvinin që ka marrëdhënie me Putinin”, ka thënë Kurti.

Postimi i plotë:

Imagjinojeni, Kryeministri i Kosovës jep intervista e sillet si analist i pavarur.

Në një intervistë për mediumet italiane, sukseshëm paska arritur të fyej edhe Kryeministren e Italisë Meloni, dhe zv Kryeministrin Salvini.

Nuk është detyrë e Kryeministrit të Kosovës t’iu bëjë analizë ideologjike zyrtarëve italianë. Aq më pak publikisht.

Detyrë e tij është fuqizimi i raporteve të Kosovës me botën.

Po kam dëshirë me besu që është ndonjë lëshim nga ana e gazetarit.

https://www.facebook.com/share/p/47mr6ay2pjTqDAcz/?mibextid=oFDknk

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit