-2.1 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

“Sigurim të jetës”: Del videoja kur Kurti u jepte premtime policëve, që sot nuk ua plotëson kërkesat

- Advertisement -

4 vite me parë, saktësisht me 3 shtator 2019, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, atëherë lideri i opozitës, ishte i ftuar i emisionit debativ, Pressing të T7.

Lidhur me atë se çfarë kishte premtuar atëherë për policinë, një video e tij është bërë virale në rrjetin social, TikTok.

Në pyetjen e Berat Buzhalës, gazetar, se pse duhet një polic ta votonte, Kurti kishte dhënë një deklaratë premtuese për pjestarët e Policisë së Kosovës.

Ne do ta sjellim ligjin për sigurimin e jetës dhe jo vetëm për policiët por edhe për zjarrëfikësit, dhe të gjithë ata që bëjnë punë ku i’u rrezikohet jeta”, kishte premtuar Kurti gjatë fushatës zgjedhore në 2019.

Tutje, në videon virale ai shihet teksa pyetet nga drejtuesi i emisionit Pressing, Leonard Kerquki edhe për xhpat e zinjë të Qevrisë.

Kurti opozitar edhe në këtë rast kishte fjalë të mëdha.

Nuk na duhen, vetëm nëse do të shkosh në Bjeshkë me xhipa, por nuk e di se kanë punë të tilla, edhe unë besoj që duhet të fillojnë t’i përdorin makinat e tyre, qoftë në transportin publik. Nuk është e thanë që çdo zyrtar të ketë makinë të tij, shteti i Kosovës ka shumë vetura”, tha Kurti.

Kujtojmë se Njësia Speciale e Kosovës të shtunën ka dal për herë të dytë para Qeverisë së Kosovës duke protestuar dhe duke kërkuar kushte më të mira për Policinë e Kosovës. Protestës së fundme i është bashkuar edhe Sindikata e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit