13.6 C
New York
Sunday, November 10, 2024

Buy now

Siguria ushqimore, nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

- Advertisement -

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një marrëveshje që ka të bëjë me sigurinë ushqimore dhe punësimin e lirë të veterinerëve.

Kështu ka njoftuar sot Oda e Veterinerëve e Kosovës

Njoftimi:

Siguria ushqimore në lëvizjen e lirë të kafshëve në vendet kufitare për të eliminuar sëmundjet e transmetueshme, por nga ana tjetër tregu i lirë i punës për mjekët veterinerë në vendet ndërkufitare, ka qenë qëllimi i takimit midis dhomave të veterinarisë midis Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në ditën e 111 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Ky takim zhvillohet në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve midis dhomave dhe forcimi rajonal kundrejt kërkesave dhe standardeve të tregut dhe Bashkimit Evropian.

Ky takim zhvillohet për rritjen e standardeve të mjekëve veterinerë, trajnimit të vazhduar dhe tregut të lire të punës midis shteteve, e gjitha kjo e përkthyer në shëndet të konsumatorit.

Me Republikën e Maqedonisë së Veriut kjo marrëveshje rinovohet, ndërsa për Republikën e Kosovës kryhet për herë të parë

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit