23.1 C
New York
Saturday, September 13, 2025

Buy now

Siguria publike, ekspertët kërkojnë masa nga organet kompetente

- Advertisement -

Vrasjet dhe të shtënat me armë zjarri në hapësira publike po shënojnë rritje shqetësuese çdo vit, duke cenuar ndjeshëm sigurinë publike.

Vetëm gjatë gjashtë muajve të fundit, shtatë persona kanë humbur jetën, ndërsa janë sekuestruar afro 850 armë.

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se situata po përkeqësohet ndjeshëm, ndërkohë që qytetarët përballen me rritjen e vetëgjyqësisë dhe kërkojnë reforma të menjëhershme në sistemin e drejtësisë dhe sigurisë.

Krismat nga të shtënat me armë janë shpeshtuar në Kosovë. Vrasje, plagosje e të shtëna me armë zjarri në vende publike evidentohen për çdo vit në Kosovë.

Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat e Policisë së Kosovës, të cilat tregojnë se për 6 muaj janë vrarë 7 persona, ndërsa janë sekuestruar 849 armë. Numri i vrasjeve është edhe më i madh se kaq, pasi vetëm gjatë një jave në gusht u vranë 4 persona, 3 prej tyre në Gjilan.

Njohës të sigurisë thonë se siguria publike së fundmi po cenohet vazhdimisht. Sipas tyre, organet kompetente duhet të marrin masa konkrete.

“Kemi rritje konstante te rasteve, por këtë vit është shtuar brutaliteti në këto raste”, tha Drizan Shala, njohës i sigurisë.

“Jemi dëshmitarë që qytetarët e Kosovës po rrëshqasin drejt një forme vetëgjyqësie”, tha Bedri Elezi, njohës i sigurisë.

Elezi shtoi se Kosova ka nevojë për reformë serioze në organet e drejtësisë dhe të sigurisë. /RTK/

 

Të ngjashme

Të fundit