23 C
New York
Wednesday, July 2, 2025

Buy now

Siguria e burgjeve – kërkohet mbajtja e një seance të jashtëzakonshme

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kërkuar të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për të diskutuar mbi sigurinë në burgjet, meqë një ditë më parë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Serbia ka nxitur arratisjet e të burgosurve nga burgjet e Kosovës.

“Kuvendi i Kosovës urgjentisht duhet të mbaj seancë të jashtëzakonshme për sigurinë në burgjet e Kosovës. Kjo është e domosdoshme pas deklaratës se ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, se Serbia ka hyrë në burgjet e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky reagim i Haxhiut vije pasi një ditë më parë, ministrja e Drejtësisë ka thënë se arratisjet nga burgjet janë organizuar dhe nxitur nga grupe kriminale “të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë”.

“Informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, bashkëorganizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë”, ka theksuar ajo.

Ndërsa nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një bisedë për Albanian Post ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që ta ftojë për intervistim ministren Haxhiun.

Për Hazirin, deklarimet e eksponentëve të Qeverisë për “konspiracionin” e lansuar si ky i fundit për burgjet në Kosovë, “është në mendësinë e kësaj Qeverie”, të cilën e quan “të dështuar”.

“Duke qenë vetë në krye të sistemit thotë se Serbia e kontrollon sistemin e brendshëm, për çka është ajo aty, për çka është kryeministri dhe për çka janë agjencitë e sigurisë? Haxhiu duhet të ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale”, tha Haziri.

“Ky skandal i fundit që u përcoll me humbjen e jetës së një të burgosuri natyrisht që duhet të hetohet dhe Qeveria duhet me marrë përgjegjësi”, ka insistuar ish-kryetari i Gjilanit.

Të ngjashme

Të fundit