Home Lajme Siguria dhe dialogu, ish-zyrtari i DASh: Rrezik real për konflikt, ShBA të mbështesin Kosovën

Siguria dhe dialogu, ish-zyrtari i DASh: Rrezik real për konflikt, ShBA të mbështesin Kosovën

0
Siguria dhe dialogu, ish-zyrtari i DASh: Rrezik real për konflikt, ShBA të mbështesin Kosovën

Profesori amerikan David Phillips mendon se ekziston një rrezik real për një konflikt të armatosur në Kosovë pasi Rusia dëshiron të shmang vëmendjen nga Ukraina.

Në një intervistë për A2 CNN, ish-këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit thotë Shtete e Bashkuara duhet të mbështesin Kosovën.

“Mendoj se ekziston një rrezik real që Rusia mund të përpiqet të hap një front tjetër midis Serbisë dhe Kosovës si një mënyrë për të shpërqendruar Shtetet e Bashkuara nga ngjarjet në Ukrainë, kështu që ne duhet të jemi vigjilentë dhe duhet të mbështesim Kosovën”, u shpreh Phillips.

Phillips, ish-këshilltar i presidentit Thaçi, thotë se dialogu duhet të vazhdojë por duhen edhe rezultate konkrete.

“Kosova ka një ekip të mirë të përfshirë por nuk ka pasur progres për vite, kështu që ju duhet të vazhdoni dialogun sepse shmang konfliktin e dhunshëm, por nuk mund ta bëni atë pafundësisht, duhet të vijë me disa rezultate”, shtoi ai.

Për mungesën e rezultateve në dialog, profesori Phillips e bën fajtor presidentin aktual të Serbisë, ndërsa Kosovës i sugjeron që të këmbëngulë që Uashingtoni të jetë në tryezën e bisedimeve dhe të shërbejë si ndërmjetës.

“Vuçiç është përgjegjës. Ai nuk është i interesuar të ketë një diskutim të sinqertë me zyrtarët e Kosovës. Ai është i interesuar të imponojë vullnetin e Serbisë. Kjo nuk është një fushë loje e barabartë dhe kjo nuk është një recetë për përparim. Kosova duhet të insistojë që Shtetet e Bashkuara të marrin pjesë si ndërmjetës dhe që zyrtarët amerikanë të jenë në sallë kur të takohen me Serbinë”, deklaroi ish-zyrtari.

Phillips është autor i dhjetë librave, përfshirë edhe atë për Kosovën të titulluar “Çlirimi i Kosovës: Diplomacia shtrënguese dhe ndërhyrja e SHBA”.

Exit mobile version