-0.2 C
New York
Saturday, December 13, 2025

Buy now

“Siguri dhe begati” thotë slogani i VV-së”, Mushkolaj: Për shkak të mungesës së sigurisë, dy gra vdiqën dje në autostradë

- Advertisement -

Analisti politik Imer Mushkolaj e ka kritikuar pushtetin aktual për shkak të mungesës së sigurisë në komunikacion.

Derisa ka rikujtuar sloganin e VV-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit, i cili flet për siguri dhe begati, ai ka thënë se për shkak të mungesës së sigurisë, dy gra ka vdekur dje në autostradën “Ibrahim Rugova”.

“‘Siguri dhe begati’ thotë slogani i Vetëvendosjes për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Por, pikërisht për shkak të mungesës së sigurisë, dy gra vdiqën dje në aksidentin në autostradë. Papërgjegjësia e shtetit është ndër faktorët kryesorë të tragjedisë. Aksidenti tragjik dje dhe një tjetër sot ndodhën në vendin e njëjtë, aty ku para tre vjetësh është shembur një pjesë e madhe e dheut. Shteti nuk ka arritur tre vjet që të pastrojë dheun e të sanojë gjendjen, ndërkaq mungon edhe sinjalizimi i dukshëm, duke rrezikuar kështu seriozisht jetën e qytetarëve. Në një dështim të tillë institucional, slogani partiak me “siguri dhe begati” tingëllon ironik. Ironik deri në dhimbje”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit