Klubi i basketbollit, Sigal Prishtina është bërë me trajner të ri.
Bëhet fjalë për ish-basketbollistin legjendar grek, Michalis Kakiouzis i cili zbarkon në Kosovë për herë të parë.
Ai do të zëvëndësojë spanjollin, Paco Olmos i cili u largua pas dështimit në play-off.
Kakiouzis, kishte luajtur për skuadra si AEK-u i Athinës dhe Barcelona si dhe kishte pasur sukses me Kombëtaren e Greqisë, ku fitoi “Eurobasket” në vitin 2005 si dhe zuri vendin e dytë në “FIBA Ëorld Cup”.
Ai po ashtu menaxhoi disa skuadra në Greqi, Rumani dhe Qipro, ku ishte së fundi te Keravnos.