8.4 C
New York
Thursday, November 20, 2025

Buy now

“Si zog shqipe n’mal mi male, e kish falë Zoti këtë djalë”, reagon Granit Xhaka

- Advertisement -

Mesfushori i Zvicrës, Granit Xhaka, ishte në qendër të vëmendjes mbrëmë gjatë ndeshjes ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Tifozët kosovarë e vërshëllyen disa herë, dhe e duartrokitën disa herë gjatë ndeshjes që përfundoj me rezultat 1-1 e nuk përfundoj pa polemika nëpër rrjete sociale.

Xhaka u shfaq i nervozuar pas ndeshjes dhe pranoi se nuk e priste një reagim të tillë nga tifozët. Megjithatë, mesfushori i Sunderlandit reagoi më pas edhe përmes rrjeteve sociale.

Në profilin e tij në Instagram, Xhaka postoi një fotografi me këngën kushtuar Çun Mulës, duke shkruar shkurt: “Faleminderit”.

Teksti i këngës thotë: “Si zog shqipe n’mal mi male, e kish falë Zoti këtë djalë”, duke treguar kështu lidhjen e tij me origjinën dhe kulturën shqiptare.

Të ngjashme

Të fundit