Ceremonia e ndarjes së çmimeve “FIFA The Best” është mbajtur të hënën në mbrëmje në Zurich.
FIFA ka zgjedhur lojtarin më të mirë për vitin 2021.
Këtë çmim e fitoi Robert Lewandowski.
Teksa për këtë çmim kanë votuar edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani dhe trajneri, Primoz Gliha.
Gliha ka votuar për Lewandowskin, më pasë për Benzeman dhe Jorghinon.
Ndërsa votat e Ujkanit shkuan për Lewandowskin, Messin dhe Salah.