Në vitin 2024, mbi 70 shtete nga e gjithë bota zhvilluan zgjedhje. Përveç vendeve që votuan për liderët e tyre, 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian gjithashtu morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të BE-së.
Këto zgjedhje përfshinë vende me një popullsi totale prej rreth katër miliardë njerëz, gati gjysma e popullsisë globale.
Pesë shtetet më të populluara që morën pjesë në zgjedhje ishin: India me 1.4 miliardë njerëz, SHBA me 345 milionë njerëz, Indonezia me 283 milionë njerëz, Pakistani me 251 milionë njerëz dhe Bangladeshi me 173 milionë njerëz
Në zgjedhjet globale të vitit 2024, mesatarja e pjesëmarrjes në zgjedhje ishte 61 përqind. Në total, më shumë se 1.7 miliardë njerëz votuan në zgjedhje në mbarë botën gjatë vitit 2024.
Pjesëmarrja më e ulët ishte në Tunizi. Në vendin ku filloi Pranvera Arabe, vetëm 28.8 përqind e zgjedhësve morën pjesë për të rizgjedhur Kais Saied në pushtet. Pjesëmarrja më e lartë ishte në Ruandë, me 98.2 përqind, pasuar nga Uruguai me 89.5 përqind. India, demokracia më e madhe në botë, udhëhoqi me 637.4 milionë qytetarë që morën pjesë në zgjedhje.
Në Indonezi, 166.4 milionë votues shkuan në kutitë e votimit në mars Në Shtetet e Bashkuara Donald Trump, kandidati republikan dhe ish-presidenti, doli fitues në një zgjedhje ku 152 milionë votues hodhën votat e tyre.