23.5 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

Si u pagua Nazim Bllaca nga EULEX-i ndërsa ishte në burg?

- Advertisement -

Në emisionin Debat Plus janë zbuluar të dhëna të reja që hedhin dritë mbi trajtimin financiar të Nazim Bllacës, ish-dëshmitarit të mbrojtur të EULEX-it, nga vetë ky misionin ndërkombëtar, kur po mbahej në pavionin D të burgut të Dubravës.

Përmes një emaili të dërguar një zyrtari me mbiemrin Gjinovic, Bllaca kërkon që paga mujore t’i dërgohet përmes një ndërmjetësi në Kosovë, duke konfirmuar se ka përfituar kompensim financiar gjatë qëndrimit në burg.

“Unë   kërkoj  nga  ti  që   pagen  për  muajin  Maj   të   ma  dergoni  në   xhirollogari  të   Besnikut  pasi  ai  është   personi  që  mua  mi  dergon  mjetet  në   Kosovë. Ju  lutem  unë   kërkoj  nga  ti  që   deri  me  6  maj  2015  paga  të   trasferohet  te  Besniku  unë   kam  biseduar  dhe  më   ka  thën ska  problem  le  ti  transferojn. Paga  për  muajin  prill  më  ka  ardhur  përms  Besnikut  në   Kosovë   tek  motra  ime Safete Bllaca­Dedushi   e cila  vjen  më  viziton  rregullisht  në   Dubravë   dhe  me  sjell  gjëra ushqimore, rroba, pagesen  e kabllovikut, kredit  në   telefon  etj. Ju  lutem  z.Gjinovic  kontaktoni  me  Besnikun Ju  falenderojm  për  mirkuptim”, thuhet në emailin e Bllacës.

Të ngjashme

Të fundit