Në emisionin Debat Plus janë zbuluar të dhëna të reja që hedhin dritë mbi trajtimin financiar të Nazim Bllacës, ish-dëshmitarit të mbrojtur të EULEX-it, nga vetë ky misionin ndërkombëtar, kur po mbahej në pavionin D të burgut të Dubravës.
Përmes një emaili të dërguar një zyrtari me mbiemrin Gjinovic, Bllaca kërkon që paga mujore t’i dërgohet përmes një ndërmjetësi në Kosovë, duke konfirmuar se ka përfituar kompensim financiar gjatë qëndrimit në burg.
“Unë kërkoj nga ti që pagen për muajin Maj të ma dergoni në xhirollogari të Besnikut pasi ai është personi që mua mi dergon mjetet në Kosovë. Ju lutem unë kërkoj nga ti që deri me 6 maj 2015 paga të trasferohet te Besniku unë kam biseduar dhe më ka thën ska problem le ti transferojn. Paga për muajin prill më ka ardhur përms Besnikut në Kosovë tek motra ime Safete BllacaDedushi e cila vjen më viziton rregullisht në Dubravë dhe me sjell gjëra ushqimore, rroba, pagesen e kabllovikut, kredit në telefon etj. Ju lutem z.Gjinovic kontaktoni me Besnikun Ju falenderojm për mirkuptim”, thuhet në emailin e Bllacës.