-2.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Si u ndezën debatet në mes Kosovës dhe Serbisë në OKB, ku u përfshi edhe Rusia?

- Advertisement -

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku është prezantuar raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e UNMIK-ut, pati diskutime të ashpra në mes të kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz dhe atij serb, Nikola Selakoviq.

Në debat u përfshi edhe përfaqësuesi rus në Këshillin e Sigurimit, Vasily Alekseyevich Nebenzya.

Gjatë fjalimit të saj para OKB-së, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, pos shpalosjes së të arriturave dhe vështirësive, me të cilat po përballet Kosova, adresoi edhe kritika ndaj Serbisë e presidentit Aleksandar Vuçiq, për zhvatje të marrëveshjes për njohje të dokumenteve, çka sipas saj, e detyroi Kosovën të merrte vendimin e reciprocitetit.

Ajo madje tha se kërcënimi për stabilitetin dhe paqen nuk ka ardhur nga Kosova, por nga Serbia.

Kjo nuk ishte e tëra. Gërvalla e quajti Vuçiqin ministër të propagandës së Sllobodan Millosheviqit gjatë gjenocidit serb në Kosovë, duke kujtuar kështu edhe fjalë për fjalë deklaratën e famshme të tashmë presidentit serb gjatë vitit 1995, ku kishte thënë se “për secilin serb të vrarë, ne do t’i vrasim 100 myslimanë”.

“Ky është kërcënim ndaj paqes”, ka theksuar mes tjerash Gërvalla.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit