Ish-kryeministri, Avduallah Hoti ka listuar disa nga problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët si pasojë e vendimeve të qeverisë.
Hoti në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka përmendur rritjen e tatimit në pronë, paralajmërimet për shtrenjtim të energjisë elektrike, gjendjen e rëndë në Trust, mungesën e investimeve, çmimet e larta të produkteve e të tjera.
“Askush nuk flet as nuk merret me zhvillim ekonomik dhe punësim. Nuk e sheh një ngjarje të vetme ku promovohet një fabrikë e re apo një projekt i ri”, ka shkruar Hoti.
Postimi i plotë:
– Në janar u rrit tatimi në pronë për 100%.
– Nga prilli rritet energjia me 15%.
– Çmimet e konsumit mbesin të larta.
– Investimet kanë rënë në nivelin më të ulët për shumë vite.
– Rritja ekonomike ka rënë nga 10% në 3% që nuk mjafton për të mbuluar as amortizimin.
– Kursimet prej 2.5 miliardë euro në Trustin Pensional janë në mëshirë të tregut pasi Trusti nuk ka Bord.
– Banka Qendrore nga java tjetër mbetet pa Guvernator.
– Investimet kapitale të shtetit janë të papërfillshme pasi asnjë ministri nuk po punon gjë.
Askush nuk flet as nuk merret me zhvillim ekonomik dhe punësim. Nuk e sheh një ngjarje të vetme ku promovohet një fabrikë e re apo një projekt i ri.
Si u katandisëm kështu?!