Arta Elzaj nuk është emër i panjohur për publikun.
Vajza me prejardhje nga Klina u bë e njohur fillimisht në instagram e më pas edhe me rolin e “Xhakartës” në serialin vendor “O sa mirë”.
Ajo merr përherë vëmendje me postimet e saj në rrjetet sociale ku edhe kthehen në lajm.

Jeta luksoze që shfaq në profilin e saj në instagram e kanë bërë Artën një nga personazhet më të komentuara në mediat rozë.

Së fundmi Arta bashkë me modelet tjera Arta Nitjan dhe Kejvina Kthellen kanë shkuar për ta pritur Vitin e Ri në Dubai.
Ndërkohë Kejvina ka postuar një video ku Arta shihet duke shijuar në maksimum atmosferën.