19.3 C
New York
Tuesday, September 23, 2025

Buy now

Si u arrit çarmatosja e UÇK-së brenda tre muajsh? – Flet Duncan

- Advertisement -

Ish-këshilltari i Wesley Clark, John Stewart Duncan gjatë dëshmisë së tij ka folur edhe për demitalirizimin, apo çarmatimin e UÇK-së.

Pyetja që iu bë nga trupi gjykues ishte: “Si është e mundur që një ushtri e armatosur të çarmatoset brenda tre muajsh, pra brenda një kohe rekord?”.

Duncan u përgjigj duke thënë: “Është e mundur sepse mënyra se si funksiononte marrëveshja ishte që të shpërbëhej struktura e komandës që ekzistonte, nuk kishte hierarki por kishte një strukturë, sepse ekzistonin komandantët e zonave dhe qëllimi i marrëveshjes ishte që të ndahej kjo nga krahu politik”.

Tutje, dëshmitari britanik tha se përmes shkëputjes së krahut ushtarak, patën mundësi që të realizonin këtë gjë.

“Kur unë kam parë në hollësi aspiratat e komandantëve të zonës dhe kur jam munduar që të gjej mënyra që të plotësoj aspiratat e tyre, mendoj që ia kemi dalë për këtë, ne e bëmë këtë realitet në kuptimin që i bindëm ata që të nënshkruanin marrëveshjen. Në Kosovë nuk ekzistonte një ushtri e organizuar, por pjesa e organizuar ose pjesa e vetme në aspektin realist, që qëndronte pas qeverisë së vetëshpallur ishte krahu ushtarak, dhe këtë ne shpërbëmë, përmbushëm aspiratat e tyre dhe e kuptuam që ishte në interesin e tyre që të bëhej një gjë e tillë. Duke e bërë këtë, ne i bindëm ata që të realizonin atë që donim ne, pra çarmatimin”, deklaroi ai, njofton Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit