Mashtrimet me kriptovaluta po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara. Një nga synimet më të fundit janë përdoruesit e platformës Binance, të cilët po përballen me dy lloje të reja të sulmeve: verifikim të rremë të identitetit dhe QR-kode mashtruese. Mashtruesit shpesh paraqiten si mbështetje zyrtare e Binance për t’i bindur përdoruesit që t’u dorëzojnë të dhëna të ndjeshme. Megjithëse ekipi i Binance monitoron dhe lufton këto rreziqe në mënyrë të vazhdueshme, vetëdija dhe reagimi i shpejtë i përdoruesve mbetet kyç.
Si funksionojnë këto mashtrime?
Verifikimi i rremë i identitetit – Mashtruesi kontakton viktimën përmes emailit, Telegramit apo WhatsApp-it dhe kërkon një video të fytyrës nën arsyetimin e “zgjidhjes së një problemi me llogarinë”. Synimi është që videoja të përdoret për të kaluar procesin e verifikimit të Binance, duke përdorur teknologjinë AI apo të dhëna të vjedhura.
Mashtrimet me QR-kodet – Përmes rrjeteve sociale dhe aplikacioneve të mesazheve, viktimës i dërgohet një QR-kod me premtime për “shpërblime” ose “ndihmë teknike”. Me skanimin e këtij kodi, mashtruesi fiton qasje të drejtpërdrejtë në llogarinë Binance të përdoruesit. Mjafton vetëm një moment pakujdesie për të humbur kontrollin mbi fondet. Një rast konkret: një përdoruese mori përmes WhatsApp-it një QR-kod me premtimin për një shpërblim nga Binance. Pas skanimit të kodit, llogaria e saj u komprometua menjëherë, por fatmirësisht ajo reagoi me kohë dhe e bllokoi atë.
Kush është më i rrezikuar? Të gjithë përdoruesit e kriptovalutave mund të bëhen objektiv, por më të ekspozuar janë ata që përdorin rrjetet sociale (WhatsApp, Telegram, Facebook) dhe ata që nuk kanë mbrojtje adekuate në pajisjet e tyre. Në vendet me incidencë të lartë të vjedhjeve të telefonave, rreziku është edhe më i madh.
Binance: Siguria para së gjithash
Binance investon vazhdimisht në mbrojtjen e përdoruesve:
Monitorim 24/7 të faqeve mashtruese dhe QR-kodeve të rrezikshme
Komunikim vetëm përmes kanaleve zyrtare: aplikacioni apo ueb-faqja binance.com/en
Ndërhyrje e shpejtë në rast humbjeje të pajisjes — llogaria mund të bllokohet menjëherë.
Si të mbroheni? 3 hapa kyç
Mos pranoni kërkesa për video-verifikim — Binance nuk kërkon video përmes rrjeteve sociale.
Mos skanoni QR-kode të dyshimta që premtojnë shpërblime. Verifikoni gjithmonë në binance.com/en/official-verification
Siguroni pajisjet tuaja — përdorni fjalëkalime të forta dhe autentifikim me dy faktorë (2FA). Nëse humbni telefonin, kontaktoni menjëherë Binance.
Këshillë shtesë: Përdorni vetëm QR-kodet që vijnë nga aplikacioni ose faqja zyrtare e Binance. Çdo kod tjetër duhet të konsiderohet si i dyshimtë.