Bananet janë shumë të pasura me kalium, një mineral ky nga më të rëndësishmit për të mbajtur presionin e gjakut në nivele optimale dhe për mbarëvajtjen e funksionit të zemrës, por pikëpyetje ka se si t’i ruajmë ato.
Kristen, një kuzhiniere dhe themeluese e The Frugal Girl, ka treguar disa truke të thjeshta por gjeniale.
Ruani bananet në temperaturën e dhomës, larg frutave të tjera.
Mbështillini kërcellet me letër alumini për të reduktuar ekspozimin ndaj etilenit.

A duhet t’i vendosni bananet në frigorifer?
Po, por vetëm në kohën e duhur. Pasi bananet tuaja të arrijnë nuancën perfekte të të verdhës, transferojini ato në frigorifer. Lëkura do të errësohet (mos u frikësoni!), por frutat brenda do të mbeten të freskëta dhe të shijshme.