11.7 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

Si t’i bëni gati lulet e dhomës për vjeshtë

- Advertisement -

Nëse e keni zakon që gjatë verës t’i nxirrni lulet tuaja të dhomës në “rrezitje” dhe ajër të pastër, para vjeshtës duhet të planifikoni t’i ktheni nga pushimi dhe në hapësira të mbrojtura

Kini kujdes që netët bëhen goxha të freskëta ndërsa ditët ende të ngrohta.

Nëse ndodh që temperatura të ulet në 10 gradë Celsius, do të ndodhin dëmtime të fletëve të disa luleve tuaja.

Para së gjithash, kjo ka të bëjë me fikuset, dracaena, druri i jetës, palmat, kaktuset dhe të gjitha lulet e tjera të dhomës të cilave verës u bën mirë qëndrimi në ambient të hapur.

Para se t’i ktheni brenda, hiqjani të gjitha pjesët e dëmtuara dhe të thata, lulet me kujdes lani me vrushkull të dobët uji dhe vendosni në afërsi të dritareve në mënyrë që ngadalë të mësohen në regjimin e dritës së ditëve të ftohta.

Disa lule është e nevojshme të krasitni. Lulet mos i ushqeni deri në pranverë, ndërkaq kujdes me ujitjen, sepse ato tani hyjnë në fazën e pushimit, në të vërtetë shumë më dobët të theksuar dhe nuk u nevojiten në masë të madhe uji dhe materiet ushqyese.

Nëse lulet tuaja të parapëlqyera nuk i nxirrni jashtë gjatë verës, atëherë në këtë periudhë vetëm lani rregullisht me vrushkull të dobët uji.

Poashtu, fshini me leckë të njomur pluhurin nga fletët, sepse drita e ditës është gjithnjë e më e vogël, ndërkaq pluhuri mbulon sipërfaqen efektive të fletës dhe në atë mënyrë edhe më shumë redukton dritën. /Telegrafi/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit