8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Si të qëndroni esëll gjatë ditëve festive?

- Advertisement -

Shpirti i festës sjell me vete edhe alkoolin e në këtë periudhë tundimi për to është edhe më i madh. Psikiatri i varësisë në Universitetin e Ohajos, Hall Trent, sugjeron që për të qëndruar pa alkool gjatë festave duhet të përqendroheni në arsyen pse është e rëndësishme për ju.

“Ne e dimë se alkooli si një depresant i sistemit nervor qendror mund ta përkeqësojë atë. Nganjëherë mund të jetë e dobishme ta shkruani atë në formën e një liste dhe ta mbani me vete gjatë festimeve”.

Nëse do të shkoni në një festë ose do të mblidheni bashkë thotë të ftoni një mik që vepron me maturi për të shijuar natën me ju. Merrni me vete pijet tuaja pa alkool për t’ju ndihmuar të jeni në rrugën e duhur.

“Ju gjithashtu mund të gjeni veten duke parë njerëz të tjerë rreth jush që po pinë alkool dhe ndonjëherë, për fat të keq, sjellja e tyre mund të na kujtojë pse ne zgjodhëm të mos pimë në vend që të bëjmë të kundërtën”.

Sipas tij, duhet të mendosh për mëngjesin tjetër dhe do ndihesh mirë që ke shmangur një lodhje dhe dhimbje koke. Kështu thotë ai, festoni suksesin tuaj – duke punuar për të qenë më të shëndetshëm.

Shmangia e kalorive të koktejve është një tjetër përfitim i të qëndruarit esëll. Trent thotë se të kesh një festë të gëzuar dhe pa alkool të çon drejt një viti të ri të lumtur dhe të shëndetshëm.

Dhe sugjerimi i fundit sipas Trent? “Nëse keni tendencë të pini në situata stresuese gjatë festave, mund të mendoni për të kufizuar kohën tuaj rreth njerëzve që kanë dëshirën e konsumit të alkoolit. Dhe… të kesh një plan arratisjeje – një mënyrë për t’u larguar nga ai stres i shtuar, nëse është e nevojshme”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit