Një çantë e mirë është si një mikeshë që ju mbështet emocionalisht dhe ju jep këshilla për të përsosur në mënyrë elegante pamjen tuaj. Kjo është arsyeja pse stilistët dhe krijuesit u japin modeleve emra, identitete dhe çmime katërshifrore për t’i bërë ato më të dëshirueshme – dhe e vërteta është se kanë sukses.
Nëse keni buxhet, çantat ‘trofe’ nga Hermès, Chanel dhe Louis Vuitton janë një investim i mirë. Por edhe nëse nuk mund t’i përballoni nuk duhet të shqetësoheni aspak, pasi kjo nuk do të ndikojë në stilin dhe elegancën tuaj.
Një çantë nuk ka nevojë për një etiketë me shumë shifra për t’u kualifikuar si një “artikull hero”, por thjesht duhet të jetë e punuar mirë dhe me një material cilësor për t’i ‘mbijetuar’ përdorimit të përditshëm. Mund të gjeni modele mjaft të këndshme dhe me cilësi të mirë edhe në dyqanet e modës së shpejtë nëse dini se ku të kërkoni.
Gjithashtu, mos u ndjeni të detyruar të blini diçka klasike nëse nuk ju tërheq. Një çantë e kuqe ose jeshile mund të duket mahnitëse e kombinuar me ngjyra neutrale dhe të jetë po aq e kombinueshme dhe e bukur sa një e zezë.
Këtu janë disa modele që mund të provoni: