Fryrja e këmbëve dhe e duarve mund të shkaktohet nga një sërë arsyesh shëndetësore, por edhe nga faktorë të jashtëm që ndikojnë trupin. Ka disa arsye se përse temperaturat eksteme ndikojnë kaq shumë te këmbët dhe fryrja e tyre. Rritja e temperaturave dhe ardhja e stinës së verës, do të thotë këpucë më të lehta me kyçe dhe këmbë më të zbuluara. Kur trupi ndjen shumë nxehtësi për periudha të gjata, venat zgjerohen duke i lejuar lëngjet e tij të kalojnë në sasi të mëdha.
Zgjerimi i këtyre venave ndodh si një proçes natyral ku organizmi kërkon të rregullojë temperaturën e brendëshme të tij. Për shkak të gravitetit, gjaku që rrjedh shumë shpejt dhe shkon me shumicë në zonën e këmbëve. Duke u kthyer në një problem për pjesën tjetër të trupit, ku përveç këmbëve të rënduara as zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me gjak. Pra, ky reagim për t’u vetëftohur çon në fryrje dhe rëndesë të këmbëve për shkak të gjakut që mblidhet në fund.
Kyçet dhe këmbët e fryra mund të shkaktohen ose përkeqësohet nga një numër i madh arsyesh. Kripa e tepërt në ushqime dhe konsumi i saj në përditshmëri bën që në trup të akumulohen lëngje dhe ujra të tepërta. Qëndrimi për kohë të gjata ulur apo në këmbë mund të mbledhë gjithashtu të gjithë lëngjet e trupit. Për shkak të forcës së gravitetit qëndrimi në një pozicion mund t’i mbledhë ato vetëm në një pikë, pra në këmbë duke shkaktuar fryrje.
Nëse fryrja e këmbëve tuaja shfaqet vetëm gjatë periudhave të nxehta të verës dhe jo nga sëmundje të tjera, ka disa mënyra se si mund t’a largoni. Rregulli i parë në këtë rast është evitimi i qëndrimit për kohë të gjata në vende të nxehta. Mundohuni t’a mbani trupin sa më të freskët që të jetë e mundur. Mbani gjithnjë me vete një shije me ujë të ftohtë gjatë periudhës së verës, në mënyrë që të freskoni trupin dhe kyçet.
Evitoni banjot dhe dushet e gjata ne vaska me ujë të nxehtë. Pasi të bëni dush mos harroni të lani këmbët me ujë të ftohtë para se të dilni. Mund t’i vendosni këmnët në një karrige apo sipër një jasteku në mënyrë që gjaku të qarkullojë më mirë. Mjekët rekomandojnë t’a bëni këtë 3-4 herë në ditë nga 30 minuta nëse vuani nga ky problem.
E rëndësishme është që të mos qëndroni gjithnjë në këmbë apo të ulur. Trupi ka nevojë për ndonjë lloj aktiviteti në mënyrë që të funskionojë siç duhet. Gjithashtu nuk rekomandohet as qëndrimi këmbëkryq pasi dëmton qarkullimin e mirë të gjakut. Uji është padyshim një ndër zgjidhjet më të mira për çdo problem shëndeti. Është një ndihmës shumë i mirë në nxjerrjen jashtë të toksinave, lëngjeve të tepërta dhe kripës së tëpërt. Kujdesuni po ashtu të konsumoni ushqime të pasura me ujë si pjepri apo shalqini. Magnezi dhe ushqimet e pasura me të janë gjithashtu një alternativë e mirë për të larguar fryrjen e këmbëve.