Si ta rrisni një fëmijë të lumtur?

- Advertisement -

Që nga dita e parë që vijnë në jetë, prindërit u përkushtohen fëmijëve.

Lumturia dhe mirëqenia e tyre është gjithçka për prindërit, ndaj më poshtë mund të gjeni disa mënyra se si të ndikoni në lumturinë e fëmijëve tuaj.

Dëgjojini

Dëgjimi aktiv i fëmijëve tuaj, kontakti me sy, mosndërprerja e tyre ndikon në mënyrën se si ata ndihen me vetveten. Nëse nuk ju pyesin për këshilla, mos ua jepni. Në vend se t’u jepni vazhdimisht këshilla, bëjuni pyetje se çfarë ata mendojnë për çështje të caktuara. Kur fëmijët tuaj e shohin se jeni shumë të përkushtuar për t’i dëgjuar, ju i inkurajoni që të komunikojnë më ju dhe kjo i bën ata të lumtur.

Bëni gabime kur ata ju shohin

Fëmijët mësojnë më shumë duke iu parë tek bëni gabime, sesa kur ato ua përshkruani me fjalë. Nëse doni që ata t’i mësoni se pjesë e rritjes është edhe të bërit gabime, ata duhet t’ju shohin tek e digjni darkën apo tek derdhni ndonjë gjë në tepih. Gjithashtu, kur bëni një gabim në lidhje me ta duhet t’u kërkoni falje. Kjo do t’i ndihmojë ata të jenë më të lumtur.

Kaloni shumë kohë me ta në natyrë

Nuk ka rëndësi se ku jetoni, gjithmonë mund të gjeni një vend në natyrë për ta kaluar ditën. Natyra ju ndihmon që të çliroheni nga stresi dhe studimet tregojnë se natyra i bën fëmijët më të fortë, e rrit imagjinatën dhe e zvogëlon nivelin e agre4sivitetit dhe gjithashtu e rrit performancën e tyre në shkollë.

Mësojuni të jenë mirënjohës

Të qenit mirënjohës është njëri ndër elementet që të bën të lumtur. Studime të kryera në Universitetin e Berkeley, kanë zbuluar se të qenit mirënjohës është e lidhur ngushtë me mirëqenien personale. Që ata të jenë të lumtur, mësoni fëmijët tuaj që të jenë falënderues për ato që kanë.

Të ngjashme

Të fundit