Një nënë ka eksperimentuar me 5 lloje të strategjive të ndryshme disiplinore – dhe ja çfarë ndodhi.
Fëmijët sillen keq nganjëherë – ky është një fakt i pakontestueshëm. Por, nëqoftëse ju duket se bota është përmbysur në ju nga sjellja e padurueshme e fëmijës suaj, atëherë është koha për një ndryshim.
Jacqueline Burt, një nënë e një vajze 9 vjeçare dhe djali 4 vjeçar, është ndjerë e ngarkuar tejmase emocionalisht nga sjellja e keqe dhe grindjet e përditshme duke shkakuar trauma, kështuqë ajo vendosi t’i japë fund kësaj çmendurie dhe ja si e shpjegoi në esenë e saj për Parents.com.
“Fëmijët e mi dhe tendencat e tyre për të më shqetësuar me sjelljen e tyre më kanë shkatërruar”, ka shkruar ajo. Ajo e kuptoi se për të ndryshuar sjelljen e fëmijëve të saj, ajo duhet të ndryshojë edhe sjelljet e saj poashtu. Jacqueline u konsultua me ekspertë më të mirë prindërorë për këshilla disiplinore ku edhe i testoi ata për një javë. Këtu po ju paraqesim disa nga metodat që kjo nënë i pa si të dobishme, kur fëmijët e saj ishin jashtë kontrollit.
1. Mos e shprehni reagimin
Gabimi më i madh i prindërve që bëjnë është se i përgjigjen fëmijës me sjellje jo të mirë, sepse vëmendja negative është e vetmja alternativë për ta qetësuar. Ndryshimi që Jacqueline bëri ishte të mos i përgjigjej fëmijës së saj, dhe brenda pak minutash fëmija e pa që nuk e ka vëmendjen që ai kërkonte dhe u qetësua. Kriza u shmang mënjëherë!
2. Bëhuni optimistë
Në vend që ta qortojë kur djali i saj u ankua për një problem, ajo e inkurajoi në zgjidhje të problemit, duke përdorur ton pozitiv se ai është në gjendje për ta tejkaluar këtë. Kur ta etiketoni fëmijën tuaj për diçka, sigurohuni që të jetë sa më pozitive sepse e lëndoni egon e tij.
3. Rregulloni tonin e të folurit dhe bëhuni një shembull
Nëse fëmijët tuaj ankohen dhe janë të irrituar, ju duhet t’u tregoni atyre rrugën e drejtë për veprim. Kur fëmijët e saj vonoheshin për shkollë, ajo ua përkujtoi me qetësi se duhet të ikin më shpejtë për të arritur në kohë, në vend se ti bezdis ata si ajo bënte vazhdimisht. Ajo vuri re këtë ndryshim të qëndrimit të saj, madje vajza e saj arriti të kuptojë ndryshimin e qortimit duke e përgëzuar nënën se ashtu duhet vepruar.
4. Kuptoni dhe pranoni ndjenjat e fëmijës suaj kur ata sillen keq
Kur ju arrini të shpjegoni se ju e kuptoni pse ka vepruar diçka të gabuar fëmija, ata kanë më shumë gjasa të ndihen të mirëkuptuar dhe t’ju përgjigjen në mënyrë pozitive. Kjo është arsyeja që duhet ti kuptoni ata dhe t’u jepni këshilla të mira apo t’ua sqaroni pasojat.
5. Jini në përputhje me rregullat
Fëmijët kanë më shumë gjasa të sillen mirë nëse e dinë se pas sjelljes së keqe pëson dënimi. Ju duhet të jeni në përputhje me pritshmëritë tuaja, të jeni të vendosur, dhe ta shmangni nevrikosjen apo anën emocionale. Ajo pohoi se kishte zgjedhur një moto për t’ia thënë djalit të saj sa herë që ai sillej keq, dhe e pranoi se ai mërzitej pa masë me këtë lloj taktike, por kjo nuk ka rëndësi pasi ai ishte në gjendje të dallojë qëndrimin e tij të keq si dhe ta ndryshojë atë.