11.1 C
New York
Tuesday, December 17, 2024

Buy now

Si ta mbani të “lidhur” partnerin, 7 këshilla

- Advertisement -

Ta bësh për vete është njëra anë e medaljes, ta mbash atë të lidhur pas teje, është ana tjetër, ndoshta më e vështirë.

Jini spontane – Ndonëse nuk ka asgjë të keqe të kesh një rutinë, ju duhet herë pas here ta thyeni atë. Surprizojeni me rezervime në një restorant në një tjetër qytet ose blijini bileta për një shfaqje në qytetin tuaj. Bëni çfarë të jetë e nevojshme për ta habitur atë.

Kujdesuni për pamjen tuaj – Blini të brendshme ose një fustan të ri që atij t’i mbeten sytë aty.

Mos ndaloni së mësuari – Në këtë mënyrë, ju do të shijoni jetën bashkë dhe njëkohësisht do të keni gjëra të reja për të mësuar për njëri-tjetri.

Mbani grupin tuaj të miqve – Nëse ai e sheh që ju keni mjaft miq, që duan të kalojnë kohën me ju, ai do të kuptojë sesa me fat është që ju ka dhe nuk do të humbasë interesin.

Vazhdoni takimet – Nëse dëshironi që marrëdhënia juaj të vazhdojë të jetë interesante, ju duhet të veproni si të ishin ende në muajt e mjaltit, ndonëse jeni bashkë prej vitesh.

Jepini atij atë që dëshiron – Ju nuk jeni skllavja e tij por megjithatë ai nuk do të humbë interesin ndaj jush nëse e surprizoni gjithmonë, duke bërë diçka speciale.

Mos humbisni asnjëherë interesin tuaj ndaj tij – Nëse nuk doni që ai të humb interesin ndaj jush, atëherë mos e humbisni as ju ndaj tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit