Shëndeti

Si ta kuptoni që keni migrenë?

By GAZETA SCANNER 1

May 27, 2023

Migrena është një nga shqetësimet më të përhapura, që shkakton paaftësi. Shumë njerëz vuajnë për vite të tëra nga dhimbje koke të shpeshta, pa e kuptuar se vuajnë nga migrena. Por çfarë është ajo? Migrena është një dhimbje koke e njëanshme, që zgjat nga 4 deri në 72 orë. Nis ngadalë dhe bëhet me e fortë me kalimin e orëve.

Origjina e dhimbjes së kokës lidhet zakonisht me praninë e dritës, zhurmave, apo edhe të dyja bashkë. Kjo është arsyeja përse ata që vuajnë preferojnë të qëndrojnë në një dhomë të errët, pa zhurmë. Dhimbja e kokës shoqërohet zakonisht me një ndjesi të përzierash, që çon në të vjella në disa njerëz. Këto janë shenja paralajmëruese se migrena sapo ju ka kapluar.

Kështu, nëse dikush ka këto shenja në rastet e kokëdhembjes duhet të dinë se vuajnë nga migrena, e cila shkakton dhimbje të konsiderueshme që mund të zgjasë nga disa orë në ditë të tëra. E pa dyshim ndikon në cilësinë e jetesës, duke bërë që njerëzit të humbasin ngjarje të rëndësishme në jetën e tyre, për shkak të dhimbjeve të forta.

Migrena ka shumë efekte negative. Por ajo çka është më e rëndësishme është njohja e dhimbjes dhe trajtimi në kohë për të marrë sëmundjen nën kontroll. Ndonëse sëmundja nuk mund të shmanget plotësisht, të prekurit duhet të kujdesen për të reduktuar në maksimum faktorët përkeqësues si drita dhe zhurmat. Ushtrimet e rregullat dhe menaxhimi i stresit janë të dobishme për këtë sëmundje.

Katër fazat e migrenës:

1. Prodome – Simptomat përfshijnë lodhje të vazhdueshme e ndjenja nervozizmi, që nisin 12 orë përpara se të fillojë dhimbja e kokës. Ato janë shenja paralajmëruese të shqetësimeve nga migrena.

2. Aura – Dhimbja e kokës nis gradualisht dhe zakonisht zgjat nga 5-60 minuta. Shqetësimet nga kjo fazë përfshijnë shfaqje të linjave horizontale, ndryshim në vizion, mpirje, apo ndjesi shpimi gjilpërash në gishta e duar. Rrallë mund të shkaktojnë probleme në të folur apo dobësi.

3. Pain (dhimbja e kokës) – Menjëherë pas fazës së aurës nis gradualisht dhimbja e kokës, fillimisht e lehtë dhe më pas duke u përkeqësuar në orët në vijim. Kjo fazë mund të zgjasë nga 4-72 orë. Ajo shoqërohet me ndjeshmëri të lartë ndaj zhurmave dhe dritave.

4. Postdrome – Kjo është faza e fundit e migrenës. Ndonëse dhimbja është zhdukur, personit që vuan do t’i duhen të paktën 24 orë që t’i kthehet normalitetit. Zakonisht ata ankohen për ndjesi lodhjeje dhe rraskapitjeje, pasi vuajtja nga migrena zgjat.