Sot është “përvjetori” i parë i futjes në “Big Brother VIP” të 3 vajzave që shtëpisë më të famshme në Shqipëri i dhanë një tjetër ritëm. Po flasim për Einxhel Shkirën, Sarah Berishën dhe Beatrix Ramosajn që një vitë më parë u bënë konkurente të reality show-t dhe nuk e dinin që nga ajo ditë jetët e tyre do të ndryshonin përgjithmonë. Dhe e kemi fjalët për ndryshim të vërtetë jete, më shumë se shumica e banorëve në shtëpi që pjesëmarrja në program nuk është se i ka ndikuar edhe aq shumë.
Po e nisim me Einxhel meqë është ajo tek e cila me shumë gjasë Big Brother ka lënë më shumë gjurmë dhe do të vazhdojë për shumë vite. Moderatorja ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes si me punën ashtu edhe me deklaratat e saj në rrjetet sociale e debatet ku përfshihej megjithatë gjatë qëndrimit në program ajo përjetoi shumë sfida e momente të lumtura, përmendim këtu thyrjen e krahut që mund të kishte qenë edhe tragjike, por edhe njohjen me Dagz, që është tashmë partneri i saj i jetës dhe po sahtu edhe arritjen në finale. Mund të themi që falë “Big Brother” Einxhel tani po krijon familjen që ka dëshiruar gjithmonë, me Dagz në krah dhe në pritje të fëmijës së tyre të parë e me shumë projekte të rëndësishme përpara.
Sot Einxhel e kujton kështu 26 tetorin e një viti më parë:
Sarah Berisha nga ana tjetër arriti që me futjen në “Big Brother” përvecse “të thyente” mitin se vajzat e mira dhe të sjellshme nuk shkojnë larg në televizionin shqiptar, të bëhej më e njohur për punën e saj si blogere, të gjente mundësi të reja pas daljes nga programin dhe të niste eksperiencën si moderatore, po ashtu edhe të njihte atë që tani është partneri i saj, Dj Pm. Ata formojnë tani një prej cifteve më të dashura të publikut shqiptar dhe nuk i shpëtojnë dot pyetjes, kur do martoheni apo kur do bëni fëmijës, sa herë që dalin bashkë, por duket se janë mësuar tashmë. Ah të mos harrojmë, një tjetër “mit” që they Sarah është edhe ai i marrëdhënies bab-vajzë në Shqipëri, me takimin e saj në “Big Brother” me të atin që u shëndrrua në një nga momentet më emocionues e të dashur për ndjekësit dhe fansat e saj.
E treta por jo nga rëndësia, Beatrix Ramosaj po ashtu pa që “aventura” e saj në Big Brother të kthehej në një rrugëtim që do të ndryshonte jetën e saj, ndërsa vëmendja që mori ishte dashje padashje e lidhur me historinë me finalistin e reality show-t, Donald Veshaj. Edhe pse marrëdhënia e tyre nuk doli dot jashtë shtëpisë së famshme dhe nuk u jetua jashtë saj nga protagonistët dhe shpesh Trixa e gjeti veten në një trekëndësh dashurie që askush nuk do tëkishte zili të ishte i treti, artistja duket se ja ka dalë që të gjithë “zhurmën” ta kthejë nga vetja dhe pse jo, ta përdore sic duhet. Këngët që ka publikuar pas daljes nga programi janë kthyer të gjitha në hite, duke rimarrë vendin e saj në tregun muzikor shqiptar, ndërkohë që ëshë kthyer në shembull për të gjithë ata që janë në luftë me problemet e shëndetit mendor dhe ataket e panikut. Jo më kot edhe 1-vjetorin e futjes në “BBVP” e ka kujtuar kështu, sot më e fortë se kurrë
Big Brother e ka aftësinë që t’ja ndryshojë jetën njerëzve që bëhen pjesë e tij, por rrallë ja ka ndryshuar 3 personave si Einxhel, Sarah dhe Beatrix.